Site icon Telegrafi

Rakitic: Do të sakrifikoja karrierën time për të fituar Kupën e Botës

MOSCOW, RUSSIA - JULY 13: Ivan Rakitic of Croatia looks on at a Croatia press conference during the 2018 FIFA World Cup at Luzhniki Stadium on July 13, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Ivan Rakitic beson se Kroacia do të ketë “qindra miliona” përkrahës ndaj Francës të dielën teksa neutralët përreth botës do të jenë prapa kombit që ka vetëm 4.5 milionë banorë.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka folur për ndjesinë e fuqishme të bashkimit të skuadrës kroate e cila eliminoi Anglinë të mërkurën.

“Mendoj se nuk ka ndjenjë më të mirë se të jesh kroat të arrish në nëj finale të tillë është plotësim i ëndrrës më të mirë të mundur. Ndjenja më e mirë është të jesh kroat dhe ky është burimi i gjithë fuqisë tonë”.

“Vetëm shikoni pamjet nga Kroacia dhe shikoni çka ka ngjarë në muajin e fundit, kënaqësinë që kanë ndjerë njerëzit atje. Kënaqësia, bashkimi, krenaria. Mendoj se të gjithë prej nesh e meritojmë këtë”.

Ivan Rakitic pasi shënoi penalltinë finale ndaj Rusisë (Foto: Getty Images)

“Nuk është kjo vetëm gjë e 23 lojtarëve, stafit të trajnerëe e stafit tjetër, por e 4.5 milionë banorëve në shtëpi. Nëse do të kishte stadium me kapacitet prej 4.5 milionë njerëzish, pa dyshim se do të ishte i plotë”.

“Nuk po tentoj që të them se këto ndjenja janë superiore në krahasim me atë që francezët kanë për Francën e rusët për Rusinë. Ne kemi këtë lidhjen e veçantë”.

“Kur e vishni fanellën e shenjtë të Kroacisë bëheni tjetër njeri. Ne e kemi këtë bashkim, këtë unitet unik, jo vetëm në futboll. Ne jemi të jashtëzakonshëm edhe në tenis, hendboll, basketboll dhe water polo”.

Foto: Getty Images

“Nëse ne do të bënim një turne ping pongu, ne të gjithë do të mbështesnim atë një lojtar që do luante për kombin tonë. Është një gjë që e kemi të gjithë ne brenda nesh dhe do të jetë me ne deri në momentin e fundit”, u shpreh Rakitic.

Mesfushori kroat luajti një rekord prej 70 ndeshjesh këtë sezon, 55 për Barcelonën dhe 15 për Kroacinë. Ai kishte temperaturë të lartë dhe grip një ditë para ndeshjes ndaj Anglisë por vrapimi i tij në fushë nuk ishte në asnjë moment “ndryshe”. Rakitic, i cili ka lënë anash produktet që përmbajnë gluten, ishte lojtari i dytë me kontributin më të madh te Kroacia me plot 14.5 kilometra.

Ai nuk ishte i lodhur as pas tri ndeshjeve me vazhdime.

“Do të ketë fuqi dhe energji shtesë të pashtershme, mos u brengosni për këtë. Do të jenë 4.5 milionë njerëz në fushë. Ne do të mbajmë njëri-tjetrin. Ne e dimë se kjo është ndeshja më e madhe e jetës tonë dhe ne duam që ta lëmë fushën me kokën lart”.

“Unë e kam këtë ndjenjë se do të jenë qndra miliona njerëz që do të na përkrahin të dielën. Unë kam marrë mesazhe nga Argjentina, Spanja Gjermania, nga të gjitha këndet e botës. Kjo më bën të lumtur. Njerëzit më thonë se ata kurrë nuk e kanë imagjinuar se do të festonin një gol sikurse të kishte shënuar vendi i tyre. Kjo do të thotë se kemi rrëmbyer zemrat e njerëzve anë e mbanë botës”, theksoi mesfushori i Barcelonës.

Në fund, ai thotë se do të sakrifikonte vazhdimin e karrierës së tij vetëm për ta mposhtur Francën.

“Definitivisht se do t’i lija këpucët e futbollit prapa qysh të hënën nëse ky do të ishte çmimi që do të duhet të paguaj për të fituar për vendin tim, për të fituar për Kroacinë”, përfundoi ai deklaratën për The Telegraph. /Telegrafi/

Exit mobile version