Sulmuesi kryesor i Kroacisë, Ivan Rakitic, është sulmuar me gurë nga tifozët vendas ndërkohë që po pushonte me familjen në ishullin kroat të Uglanjas.
Mediat kroate bëjnë me dije se një grup i paidentifikuar të rinjsh kanë hedhur gurë në drejtim të vilës ku ndodhej Ivan bashkë me familjen e tij.
Policia raporton për xhama të thyer, ndërkohë që futbollisti dhe familja e tij nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Pas këtyre veprimeve vandale, Rakitic vendosi të largohet nga ishulli në fjalë. Situata paraqitet problematike në Kroaci, pasi ka një tension të madh mes ultrasve që kundërshtojnë politikat e Federatës së Futbollit.
Kjo gjë u manifestua edhe në Francë, ku ultrasit kroat ishin ndër më problematikët e Evropianit.