Telegrafi

Rakitic nuk i frikësohet Romës: Kemi eliminuar skuadra më të mëdha

Sevilla dhe Roma do të përballen në finalen e madhe të Ligës së Evropës më 31 maj në Budapest.

Skuadra spanjolle ka eliminuar Juventusin në gjysmëfinale, derisa Roma ka triumfuar ndaj Bayer Leverkusen.

Kapiteni i Sevillës, Ivan Rakitic ka folur për kalimin në finalen e madhe.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për ata që e duan futbollin. Një mbrëmje fantastike. Bëmë një përpjekje të madhe për t’ia dalë”.

“Në finale u kualifikua skuadra më e mirë. Edhe ata që nuk janë tifozë me ne dhe panë ndeshjen, u bënë disi tifozë me Sevillan. Nuk arrij ta shpjegoj dot lidhjen që ne kemi me këtë kompeticion. Në 15 vitet e fundit është krijuar një lidhje spektakolare”, tha Rakitic.

Lexo po ashtu Sevilla mposht Juventusin në vazhdime për të kaluar në finalen e Ligës së Evropës

Mesfushori kroat foli edhe për Romën, ku është skuadra finaliste teksa ka thënë se ata kanë skuadra më të mëdha se Roma.

“Kundërshtar i fortë, por ne kemi eliminuar skuadra të tjerë të mëdha. Kemi treguar se mund të përballemi me të gjithë”, deklaroi Rakitic. /Telegrafi/