Veprimet e një pakice të vogël turbulluese nuk duhet të dëmtojë Euro 2016 thotë ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic.
Ivan Rakitic ka kërkuar falje në emër të ekipit kombëtar kroat pas problemeve të disa tifozëve të kombëtares që njollosen barazimin 2:2 të Kroacisë me Republikën Çeke, gjatë të premtes në Saint-Etienne.
“Ne duhet të kërkojmë falje për UEFA-n dhe Republikën Çeke, si dhe të gjithë njerëzve në mbarë botën të cilët janë duke ndjekur këtë turne”, deklaroi Rakitc.
“Ne do të përpiqemi për të luajtur ndeshjen e ardhshme në një atmosferë më të mirë. Unë shpresoj se UEFA mund ta kuptoj këtë”.
“Në kualifikueset e ardhshme ne do të duhet të luajmë disa ndeshje në stadiume bosh, për shkak të incidenteve të mëparshme, dhe kjo është për shkak të disa mbështetësve budallenj”, përfundoi mesfushori kroat. /Telegrafi/