Telegrafi

Rakitic: Duhet ta respektojmë Unitedin për atë që bëri ndaj PSG-së

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, ka thënë se Manchester United duhet të respektohet pas asaj që ka bërë ndaj PSG-së.

Rakitic beson se fitorja prej 3-1 e Unitedit në Paris dëshmon se Djajtë e Kuq janë të rrezikshëm.

“Ne kemi parë se sa të mira janë klubet angleze dhe sa të forta për momentin”.

“Manchester United ka rezultate të mira dhe shënimi i tri golave në Paris ka qenë i shkëlqyer”.

“Unë kam respekt të madh për popullin britanik dhe pasionin që kanë për futboll, me stadiumet plot”.

“Shumë ekipe duan të luajnë si Barcelona, të kenë posedimin. Por, nëse keni posedimin dhe humbisni ndeshjen, atëherë nuk ka vlerë dhe unë nuk mund të jem i lumtur në atë rast”, u shpreh Rakitic. /Telegrafi/