Site icon Telegrafi

Raketat e Turqisë do të ekspozohen në panairin “IDEF 2017”

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjive, Faruk Özlü, ka thënë se raketat ajrore të zhvilluara nga Instituti i Zhvillimit, Kërkimeve dhe Industrisë së Mbrojtjes (SAGE), që është në varësi të TÜBITAK, të emërtuara GÖKDOĞAN dhe BOZDOĞAN, do të ekspozohen në panairin ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes “IDEF 2017”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se TÜBITAK punon me moton “Kërkim-Hulumtim Kombëtar për Mbrojtje Kombëtare”, Özlü ka thënë se SAGE me punën e saj në industrinë e mbrojtjes është duke iu ardhur në ndihmë forcave turke të sigurisë.

Özlü në vijim ka cekur projektet e suksesshme të SAGE-s, duke thënë se ky institucion ka korrur sukses në projekte të kësaj natyre.

Ai ka veçuar municionet inteligjente, raketat me rreze të mesme (SOM) dhe bomba depërtuese dhe një sërë projektesh të tjera.

Ndërsa duke theksuar se bashkë me këtë sukses SAGE është inkuadruar në projekte ende më të ndërlikuara dhe të rëndësishme, ministri Özlü në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “SAGE ka nisur në vitin 2013 të punojë me projektin e raketave ajrore. Në kuadër të këtij projekti SAGE ka arritur të zhvillojë dy raketa ajrore, GÖKDOĞAN e cila ka aftësi manovrimi shumë të lartë, me rreze të shkurtër dhe me kokë evidentuese të pajisur me infra të kuqe dhe BOZDOĞAN e cila është me rreze të gjatë. Ajo që kemi fituar këtu është zhvillimi 100 për qind i një radari kombëtar aktiv për përdorimin e këtyre raketave”.

Ai ka thënë se këto dy raketa do të ekspozohen në panairin e 13-të të Industrisë së Mbrojtjes “IDEF 2017”.

Ministri Özlü në vijim ka thënë gjithashtu se këto dy raketa ajrore të zhvilluara si produkt kombëtar, do të mund të përdoren në avionët e tipit F-16.

Exit mobile version