Raketa “Ninxha” që e copëton cakun me gjashtë shpata gjigante, pretendohet se është zhvilluar në mënyrë të fshehtë nga CIA.
Kjo armë e njohur si “R9X apo “flying Ginsu” nuk ka eksploziv në kokën e saj me qëllim që të minimizoj dëmet mbi civilët e pafajshëm, transmeton Telegrafi.
Abu Khayr al-Masri, zëvendëskryetar i organizatës terroriste Al-Qaeda raportohet se ishte vrarë me një nga dronët e shumtë në shkurt të vitit 2017.
Vetura e tij ishte copëtuar nga raketa “ninxha” derisa ai po udhëtonte rrugës për në Idlib në pjesën veriore të Sirisë.
Sipas “Wall Street Journal”, qëllimi i prodhimit të kësaj arme është zvogëlimi i dëmeve të padëshiruara që shkaktohen gjatë sulmeve, pasi që raketat e zakonshme shpërthejnë dhe shkaktojnë skena të tmerrshme. /Telegrafi/