Telegrafi

Raketa ruse goditet nga rrufeja, dhjetë sekonda pas nisjes (Video)

Rrufeja ka goditur një raketë ruse Soyuz, vetëm dhjetë sekonda në udhëtimin e saj deri në atmosferë.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave rrufeja goditi raketën në pjesën e përparme, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, siç thuhet tutje, raketa bartëse vazhdoi drejt cakut të saj të planifikuar, ku shpërndau ngarkesën e saj.

Raketa Roscosmos Soyuz 2-1b u lansua në ajër nga Cosmodrome Plesetsk pranë Mirny, në veri të Rusisë, në 06:23 UTC (07:23 BST) më 27 maj 2019.

Drejtori i Roscosmos, Dmitry Rogozin postoi një video të nisjes, duke treguar momentin tronditës. /Telegrafi/