Telegrafi

‘Raketa’ e Nainggolanit nuk i jep asnjë shans Etrit Berishës, belgu shënon një nga golat më të bukur të sezonit

Mesfushori belg, Radja Nainggolan ka shënuar një nga golat më të bukur të këtij sezoni në Serie A, por edhe më gjerë.

Cagliari është duke luajtur ndaj Spalit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Klubi nga Sardenja ka gjetur shpejt epërsinë në këtë takim, duke shënuar pas vetëm nëntë minutave lojë.

Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Serie A, dominohet nga lojtarët e Juventusit

Ishte belgu Nainggolan, i cili ka shënuar një supergol nga një distancë prej mbi 30 metrave.

Nainggolan goditi fortë duke mos i lënë asnjë shans portierit shqiptar të Spalit, Etrit Berishë.

Ky gol i yllit belg, qysh tani ka filluar të cilësohet si njëri nga më të mirët e sezonit. /Telegrafi/