Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike, të paidentifikuar, nga provinca jugore e Pyongyang, njoftoi sot Komanda e forcave të përbashkëta të Koresë së Jugut.
Siç pohohet, raketa ka rënë në lindje dhe Koreja e Jugut së bashku ushtrinë amerikane po analizojnë incidentin e fundit, raporton Jonhap.
Raketa e hedhura nga Koreja e Veriut ra në det pranë Japonisë, njoftuan zyrtarët japonezë, të cilët nuk treguan nëse ajo kishte shkaktuar ndonjë dëm.
Qeveria japoneze ka vlerësuar se raketa fluturoi për rreth 50 minuta dhe ra në det në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.
Edhe Pentagoni ka njoftuar për lansimin e raketës nga Koreja e Veriut, për të cilën veprim ushtarak, SHBA-të kishin informata paraprakisht.
“Aktualisht jemi në procesin e vlerësimit të gjendjes dhe ne do të ofrojmë detaje të tjera, kur do që është e mundur”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Robert Manning.