Prototipi i raketës Starship i kompanisë Space X, ka shpërthyer gjatë tentimit për të aterruar, disa minuta pas fluturimit testues në orbitë që ishte lansuar nga Teksasi, shkruan The Guardian.
Raketa e shkatërruar Starship ka qenë prototip i raketës së rëndë dhe të lartë 52 metra e cila u prodhua nga kompania private e miliarderit Elon Musk, e cila kishte për qëllim transportimin e njerëzve dhe 100 tonelatave mallrave për misione të ardhshme në Hënë dhe Mars, transmeton Telegrafi.
Raketa autonome ka shpërthyer derisa po prekte tokën me një “aterrim të kontrolluar”. E fluturimi testues kishte për qëllim një udhëtim të planifikuar prej kohësh.
E Musk ka shkruar në Twitter menjëherë pas shpërthimit, se “presioni” i rezervuarit të karburantit ka qenë i ulët gjatë aterimit, si dhe shpejtësia e madhe që ndikoi në përplasje”. /Telegrafi/