Telegrafi

Raka: Shqetësuese rritja e numrit të rasteve me COVID-19, javën e fundit

Mikrobiologu, Lul Raka, ka folur për rritjen e numrit me COVID-19, në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se virusi nuk është gënjeshtër dhe trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues.

“COVID-19 NUK është rrenë! Mund të prek ty ose më të dashurit Tuaj! Trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues. Shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor i Kosovës, i cili po ngarkohet dita ditës”, thotë Raka.

Ai ka theksuar se kësaj rritjeje i janë kontribuar të gjithë qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjellët.

Raka ka bërë apel tek qytetarët që t’i zbatojnë këshillat.

Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponentë kryesore në parandalim!

Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska!

Mbani higjienën e duarve!

Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira.

Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona!

Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë!/Telegrafi/