Telegrafi

Rajoni ta thellojë bashkëpunimin ekonomik

Kryetari shqiptar Bamir Topi deklaroi se bashkëpunimi rajonal ekonomik është strategji të cilën e planifikon Shqipëria për zgjidhjen e problemeve ekonomike që janë paraqitur për shkak të recesionit botëror.

Ai me këtë rast paralajmëroi se Shqipëria vitin e ardhshëm planifikon të investojë në Malin e Zi dhe në Kosovë.

"Tregu rajonal nuk duhet të barazohet vetëm në disa biznese dhe degë ekonomike, por duhet të hapet me qëllim të forcimit të konkurrencës", deklaroi kryetarit shqiptar Bamir Topi.

Kryetari bullgar Georgi Përvanov konsideron se prioritare duhet të jenë përpjekjet për ndërtimin e një rrjeti bashkëkohor të infrastrukturës në rajonin – në energjetikë, në transport dhe në telekomunikime.

Sipas kryetarit malazez Filip Vujanoviq, nevojitet strategji e re për zhvillim rajonal dhe njëfarë uniteti rajonal.

"Forcimi i mëtejshëm i lirive ekonomike është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, ndërsa lidhshmëria e tregjeve të kapitalit, do të kontribuojë për rritjen e likuiditetit", tha Vujanoviqi.

Ai bëri të ditur se me përjashtim të Kroacisë, infrastruktura rrugore në rajon kërkon aksion urgjent dhe shprehu nevojën e tërheqjes së përbashkët të investimeve të huaja.

Për anëtarin e Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviq, s`ka dyshim se kriza ndërkombëtare financiare në mënyrë indirekte do të ndikojë mbi vendet e rajonit dhe do ta zvogëlojë rritjen e tyre ekonomike.

"Krizën globale duhet ta zgjidhim bashkërisht, për aq sa është e mundshme, duke mos lënë anash me këtë rast interesat personale", tha Radmanoviqi, duke shtuar se nuk duhet lejuar që të jemi "dëm kolateral i krizës botërore financiare".

Sipas kryetarit të Kroacisë, Stipe Mesiq, rajoni duhet të përgatitet për pasoja të reja që do të jenë më të shprehura në vitin 2009. /Makfaks/