Site icon Telegrafi

Rajoni lindor i Maqedonisë zhvillohet me fonde nga jashtë dhe nga brenda

Rreth 500 projekte të ndryshme janë realizuar në pjesën lindore të Maqedonisë, kryesisht para të siguruara gna donacione nga jasht dhe nga pushteti lokal e qendror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur sot në publikimin e raportit të Qendrës për zhvillim të rajonit lindor, në Shtip.

Krahasuar me vitin 2008, kur rajoni ishte në vendin e parafundit, sipas zhvillimit, në vitin 2015, i njëjti rajon është ranguar në vendin e tretë.

Në vitin vijues, në rajonin lindor i Maqedonisë, ku përfshihen 11 komuna, janë duke u realizuar projekte të mbështetura nga Byroja për zhvillim rajonal të barabartë, UNDP-ja dhe Ambasada zvicerane./Telegrafi/

Exit mobile version