Site icon Telegrafi

Rajoni i Komunës së Likovës ka pësuar dëme të mëdha nga stuhia e ditëve më parë

Toka bujqësore të shkatërruara, panele solare të prishura, makina të dëmtuara. Këto janë disa nga dëmet që i la prapa vetes stuhia e breshërit i disa ditëve më parë që përfshiu rajonin e Likovës dhe Kumanovës. Banorët thonë se breshëri ka shkatërruar prodhimet bujqësore për të cilat ishin munduar shumë, ndërsa nuk ka kursyer as gjësendet e tjera materiale.

“Edhe nëpër kopshtet në shtëpi që i kemi edhe nëpër fusha, ka qenë shumë stuhi e mëdha, breshër i madh ka qenë. Ka pas dëme të mëdha, sidomos nëpër fusha, po ashtu edhe nëpër shtëpi. Nëpër shtëpi ka dëmtuar solare, ka dëmtuar vetura. Atë ditë kemi pas një traumë shumë të mëdha, stuhia ka qenë shumë e madhe. Neve personalisht e shihni edhe vet, bimët që na i ka dëmtu, domatet, patatet, qepët, edhe këtu te vëllai, ka bërë dëme të mëdha, unë kërkoj prej shoqatës bujqësore që popullatës të ja bëjë të mundur ndonjë ndihmë, sidomos bujqve”, tha një banorë i Likovës.

“Sa i përket fshatit tonë, neve mbi i kemi edhe dy penda, të cilat tashmë janë përplot dhe të gjithë mendonim se ndoshta edhe fuqia e Zotit, ka mundur ta dëmtojë më tepër, të bëhet vërshim katastrofik….Dëmet janë siç po i shihni edhe vetë. Ka dëmtuar pjesën dërmuese të kopshteve të mbjellura. Përafërsisht nuk e di numrin e saktë por dikund mbi 200 janë sigurt të dëmtuar…03:53 Kemi tokë bujqësore, unë kam për shembull disa, me thënë 1000 metra të mbjella me qepë, patate domate, speca, tranguj. Kemi dëme mjaftë”, shtoi një banorë i Likovës.

“Dëmet i patë vetë, kemi dëme të mëdha, kam edhe unë të mbjella, speca, domate, te shtëpia na i ka prish të gjitha. Solaret i patë se 80 për qind janë të thyera, vetura janë 50 për qind të thyer. Mua ma ka thyer xhamin, e kam të dëmtuar, edhe rreziku tjetër është se penda e epërme është mbushur shumë. Sot mund të del përmbi dhe askush nuk merr masa të shohin se çfarë është puna”, tha një banorë i Likovës.

Nga Komuna e Likovës thonë se aktualisht po rrjedh procedura e mbledhjes së ankesave dhe tashmë disa kanë arritur te komisioni që është formuar pikërisht për këtë çështje.

“Deri datën e djeshme kanë arritur disa kërkesa bëhet fjalë për 6 kërkesa. Ditëve në vijim presim të vijnë edhe kërkesa apo paraqitje tjera të dëmeve. Në komunën është formuar Komisioni, në pajtim me ligjet dhe rregulloret ekzistuese dhe në bashkëpunim me organet shtetërore, do të ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm”, thonë nga komuna.

Exit mobile version