Telegrafi

Rajoni i Dukagjinit pa rrymë, Daut Haradinaj-Kurtit: Këto janë pasojat kur e anuluat termocentralin e ri

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se gati ç’do natë vende të shumta të Rajonit të Dukagjinit janë pa energji elektrike në këto ditë të ftohta.

“Edhe sonte sikur pothuajse çdo natë, rajone të shumta të Dukagjinit janë në terr, pa energji elektrike për orë të tëra. E frikshme të kalosh nëpër Dushkajë në errësirë të plotë. A thua a mendon ndokush nga qeveria se si ngrohen këta njerëz, në këtë acar që po mbizotëron në vend?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Ai ka thënë se këto janë pasojat e anulimit të Termocentralit të ri.

“Kryeministër, merr masa sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit(Serbisë)!?”, ka thënë Daut Haradinaj. /Telegrafi/