Telegrafi

Raiola: Unitedi e ka blerë lirë Pogban

Agjenti Mino Raiola ka mbrojtur çmimin e Paul Pogbas në Manchester United, teksa ka shtuar se Djajtë e Kuq e kanë paguar lirë francezin.

Raiola pretendon se transferimi i Pogbas ishte një vjedhje – dhe se ai ia ka shpëtuar Manchester Unitedit plot 100 milionë funte.

Kjo pasi në këtë kohë çmimet janë të larta dhe Pogba mund të paguhej edhe 200 milionë funte.

Lexo po ashtu Mourinho i gatshëm të shes Pogban për të financuar transferimet e reja

“Përderisa të drejtat televizive vazhdojnë të rriten, aktorët meritojnë të paguhen më shumë”, ka thënë fillimisht Raiola.

Pogba po kritikohet shumë për lojën e tij te Unitedi (Getty Images)

“Unë nuk shtyj çmimet përtej limitit. Përkundrazi, shikoni transferimin e Pogbas”.

“Manchester United ka paguar 100 milionë funte – por unë mendoj se ata duhet të kenë paguar 200 milionë funte”.

Lexo po ashtu Raiola: Pogba nuk largohet për momentin, të ardhmes nuk i dihet

“Pogba ishte një lojtar i lirë. Ai kishte një klauzolë në kontratën e tij që thuhej se ai dhe jo Juventusi – vendos se ku do të luante sezonin e ardhshëm”.

“Juventusi mund ta ketë shitur atë për 200 milionë funte në Real Madrid – kështu që Manchester United e shpëtoi veten me 100 milionë funte”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/