Site icon Telegrafi

Raiola tregon pse nuk e dërgoi Haalandin te Juventusi

Mino Raiola, një ndër agjentët më të famshëm të futbollistëve, pasi ka nën  menaxhim disa prej yjeve më të mëdha të futbollit.

Erling Haaland është njëri ndër ta, ndërsa edhe për këtë verë pritet të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse ka më pak se 6 muaj që është transferuar te Borussia Dortmund.

Juventusi shihet si një nga skuadrat favorite për të arritur te firma e tij, pasi e kërkoi dhe gjatë kohës kur Haaland luante për RB Salzburg.

Raiola dhe Haaland vendosën që të kalonin te Borussia Dortmund, duke e refuzuar Juventusin.

“Haaland nuk u transferua te Juventusi, pasi ata do e çonin të luante për ekipin U-23”, ka thënë shkurt ai.

Haaland duket se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi te Dortmund po shkëlqen, ndërsa shumë klube vazhdojnë të jenë pas tij. /Telegrafi/

Exit mobile version