Për skandalin e përfshirjes së skuadrave të njohur në Seria A në transferime të paligjshme ka folur edhe agjenti i njohur, Mino Raiola.
Raiola ka zbuluar para prokurorëve një takim që ka pasur me Luciano Moggin në fillim të viteve 90 në kohë që sapo kishte nisur karrierën si agjent futbolli.
Raiola ka treguar një moment kur kishte shkuar për të takuar Moggin në zyrën e tij, por në pamundësi për tu bërë takimi aty, ai e ka takuar italianin e njohur në një restorant.
Pasi janë ulur në një tavolinë Raiola bën me dije se Moggi i bërë të ditur se nëse nuk sillesh mirë me mua nuk do të kryesh asnjë transferim në Itali.
Raiola tashmë është agjenti i njohur dhe ka nën pronësi lojtarë si Pogba, Ibrahimovic dhe Balotelli.