Agjenti i njohur i futbollistëve, Mino Raiola do të takohet sot (e enjte) me zyrtarët e klubit anglez, Manchester United.
E ardhmja e mesfushorit francez, Pogba, vazhdon të mbetet ende e paqartë.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, agjenti i francezit do të flasë me përfaqësuesit e United në Monte Carlo të Monacos.
Raiola ruan shpresën se do ta mundësojë largimin e Pogbas nga Unitedi dhe ta transferojë atë në Real Madrid ose Juventus.
Megjithatë, për momentin, Pogba duket se do të qëndrojë në Old Trafford me Unitedin që refuzon të bie në më pak se 160 milionë euro për të shitur francezin.
Unitedi ka një delegacion sot (e enjte) në Monaco përpara shortit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/