Telegrafi

Raiola takohet me Milanin për kontratën e re të Donnarummas

Milani po tenton ta bind Gianluigi Donnarumman që ta nënshkruajë kontratën e re.

Portieri italian po kërkohet me ngulm nga disa klube të mëdha evropiane, andaj Rossonerët duan ta blindojnë me një marrëveshje të re.

Sipas Calciomercatos, agjenti i Donnarummas, Mino Raiola është takuar me Milanin për të biseduar rreth kontratës së re.

Mino Raiola

Agjenti italian ka kërkuar nga klubi italian që kontrata e klientit të tij të përmirësohet dukshëm me një pagë afro gjashtë milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Donnarumma përballet me zvogëlim page për të mbetur te Milani

Milani po refuzon që t’i ofrojë një pagë të lartë Donnarummas, mirëpo nëse vazhdon me këtë qëndrim, mund ta humbë portierin në verën e vitit 2020.

Paris Saint-Germian mbetet skuadra më e interesuar për portierin e talentuar, derisa mund të ofrojnë Alphonse Areolan që aktualisht është në huazim te Real Madridi. /Telegrafi/