Telegrafi

Raiola: Shumë klube më kërkuan informacione për Sarrin

Agjenti Mino Raiola, ka zbuluar një detaj interesant për Maurizio Sarrin.

Ai ka thënë se gjatë verës për teknikun italian janë interesuar shumë skuadra evropiane.

“Sarri? Napoli luan një futboll që pëlqehet në gjithë Evropën”.

“Shumë skuadra më kanë kërkuar informacione për Sarrin”, ka thënë Raiola.

Napoli është pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht renditet në vendin e dytë me nëntë pikë. /Telegrafi/