Andrea Pirlo është zyrtarizuar javë më parë si trajner i ri i kampionit italian Juventusit.
Për shumë kë vendosja e Pirlos në krye të shtabit teknik ka qenë befasi e madhe, por drejtuesit e Zonjës së Vjetër i kanë besuar atij.
Vendimi për ta bërë trajner të ekipit të parë Pirlon, e ka befasuar edhe agjentin e famshëm Mino Raiola.
Megjithatë Raiola ka thënë se çdo trajner që vendoset në krye të Juventusit kritikohet nga tifozët, por edhe nga kundërshtarët.
“Ishte një befasi e këndshme. Çdo trajner që vihet në krye të Juventusit kritikohet nga tifozët bardhezi, por edhe nga kundërshtarët”, tha Raiola.
Raiola ka deklaruar se nëse Juventusi i Pirlos do të luaj si ka luajtur italiani si futbollistët, atëherë Guardiola do të harrohet.
“Nëse Juve e Pirlos luan siç bënte ai si lojtar, atëherë Guardiola do të fillojë të harrohet. Pirlo ishte një lojtar që gjithmonë të argëtonte”, u shpreh Raiola.
Pirlo fillimisht u vendos si trajner i Juventusit U23, por pas shkarkimit të Maurizio Sarrit drejtuesit e kampionit italian i besuan pozitën e trajnerit tek ekipi i parë. /Telegrafi/