Agjenti i francezit foli nga Torino ku e shoqëroi Matthijs De Ligt në transferimin te Juventusi. United e ka vlerësuar lojtarin rreth 170 milionë euro.
Mino Raiola, përfaqësues i Paul Pogbas, foli për të ardhmen e futbollistit në radhët e ekipit të Manchester United.
Italiani po e shoqëron holandezin, një tjetër i përfaqësues të tij, këtë të mërkurë kur do të paraqitet si lojtar i Juventusit në këmbim për 70 milionë euro që do të shkojnë në drejtim të Ajaxit.
“Fundi nuk është i shkruar”, tha ai për situatën e Paul Pogbas, “do të rrjedhin edhe shumë gjëra në ditët në vijim”.
Francezi është bërë objektivi kryesor i Real Madridit në atë që mbetet nga tregu i transferimit Raiola e ka bërë të qartë se e ardhmja e futbollistit nuk është zgjidhur.
Ndryshe, Reali deri më tani ka transferuar disa lojtarë duke përfshirë edhe Eden Hazardin e Chelseat. /Telegrafi/