Mino Raiola më në fund ka folur për situatën e klientit të tij Gianluigi Donnarumma.
Tifozët e Milanit e kishin fyer portierin e tyre në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Veronës që Milanit e fitoi me rezultat 3-0.
Në një parullë të shpalosur nga tifozët ‘Rossonerë’, kërkohej largimi i tij dhe vëllait të tij.
E Mino Raiola iu është përgjigjurdrejtorit të Milanit, Mirabeli i cili shpërtheu ndaj agjentit të famshëm.
“Po mbaj shënime për ato që po thotë Mirabeli ndaj meje. Jemi duke jetuar në një vend demokratik dhe mund të thotë atë që mendon, por ai ka një problem personal kundër meje”.
“Mirabeli po e përdor Donnarummën për të më sulmuar mua, por unë nuk kam dëshirë që të bëhet një shfaqje mediatike në kurriz të Gigios”, ka thënë Raiola.
Ai ka thënë se do t’i përgjigjet Mirabelit në momentin dhe vendin e duhur duke thënë se Donnarumma nuk ka të bëjë asgjë.
“Mirabelit do t’i përgjigjëm në momentin dhe vendin e duhur. Gigio nuk ka të bëjë asgjë në këtë mes dhe nuk ka të drejtë që ai të përdoret për të më sulmuar mua”, ka thënë Raiola.
Agjenti i famshëm i futbollistëve ndër tjera tha se nuk ia kishin imponuar transferimin e vëllanë të Donnarummës.
“Ne nuk ia kemi imponuar asnjëherë Milanit që ta transferonte vëllanë e Donnarummës, ata e deshën vetë atë”.
“Mirabeli bëri një zgjedhje teknike ku nuk komentoi parullën e tifozëve, ai ka interes që të bëjë polemika të tilla, pasi po largon vëmendjen nga problemi i vërtetë i Milanit dhe nuk po merret me të”, ka përfunduar Raiola. /Telegrafi/