Site icon Telegrafi

Raiola kërkon komision të majmë për të zgjatur kontratën e Donnarummas

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas në Milano mbetet në ajër. Sipas La Gazzetta dello Sport, Mino Raiola kërkoi një komision në clerën prej 20 milionë euro për të zgjatur kontratën e portierit.

Marrëveshja e portierit me Rossonerët skadon më 30 qershor dhe ndeshja e së dielës kundër Atalantas mund të jetë e fundit për të si një lojtar i Milanit.

Djajtë i kanë ofruar 22-vjeçarit një marrëveshje të re prej tetë milionë euro në vit, por La Gazzetta dello Sport raporton se Raiola dëshiron të paktën dhjetë milionë.

Agjenti informoi Milanin se ai tashmë ka marrë oferta të ngjashme, por Rossonerët nuk janë të gatshëm të ngrenë propozimin e tyre.

Raiola gjithashtu thuhet se ka kërkuar një komision në vlerën prej 20 milionë eurove, megjithëse burime të tjera pretendojnë se një bonus prej 10-15 milionë euro do të ishte i mjaftueshëm për agjentin.

Agjenti do të dëshironte gjithashtu një marrëveshje dyvjeçare, ndërsa Milani do të donte të zgjasë kontratën e Donnarumma për pesë sezone.

Një raportim i gazetës AS në Spanjë pretendonte se Raiola i ka ofruar Donnarumman, Barcelonës, por paralajmëroi katalanasit, portieri do të mbetet në Stadio San Siro nëse Rossonerët kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët përballen me Atalantan të dielën në ndeshjen e fundit të sezonit. Ata duhet të fitojnë për të përfunduar në katër të parët, por një barazim ose një humbje do të ishte e mjaftueshme nëse Juventusi nuk arrin të fitojë kundër Bolonjës. /Telegrafi/

Exit mobile version