Telegrafi

Raiola: Ibrahimovic mbetet te Barcelona

Pas shumë spekulimeve për interesimin e Milanit, Mino Raiola ka thënë se nuk ka plane për transferim të sulmuesit.

“Ibra nuk do të largohet nga Barcelona dhe nuk kuptoj se pse duhet. Ai nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe klubi nuk dëshiron ta shesë. Ai nuk ka nuk ka pasur një fund të sezonit të kaluar siç e ka pritur, por gjithçka shkoi mirë deri në shkurt. Është vetëm një ekzagjerim i fakteve për të thënë se ai duhet të kalojë në një klub tjetër”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/