Site icon Telegrafi

Raiola: Ibra? Nuk përjashtoj asgjë, mund të ndodh gjithçka

Agjenti i Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola, ka folur për TalkSPort për të ardhmen e suedezit.

Italiani refuzoi të flet konkretisht, por nuk përjashtoi asgjë.

“Nuk flas për marrëveshjet mes klubeve dhe lojtarëve. Mendoj se të gjithë ne duhet të shijojmë sezonin e tanishëm, ndërsa në vitin e ardhshëm shikojmë se çfarë do të ndodhë”.

“Nuk përjashtoj asgjë. Mund të ndodh gjithçka, por shikojmë para”, ka thënë Raiola.

Ibra shënoi dy gola në finalen e EFL Cup ndaj Southamptonit. /Telegrafi/

Exit mobile version