Agjenti i njohur, Mino Raiola, ka thënë se krerët e Juventusit janë ende të hidhëruar për çështjen e Blaise Matuidit, por mesfushori i Paris Saint-Germain mund të bashkohet që në janar me Bianconerët.
Juve dështoi duke bërë ofertë vetëm në momentet e fundit për Matuidin, por Raiola i përkujto drejtorit sportiv, Fabio Paratici, se lojtari i tij nuk do të vazhdojë kontratën.
“Fabio Paratici është ende i mërzitur me mua , por nuk është faji im. Ne kishim marrëveshje deri ën momentin kur në mes u fut i pari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i cili bllokoi marrëveshjen”.
“Paratici, megjithatë, nuk duhet të mërziten, sepse nuk është e vërtetë se ne jemi duke diskutuar për rinovimin e kontratës së tij me PSG-në”.
“Nuk është e lehtë që të marrësh lojtarë nga PSG në janar, por ne do të shohim”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/