Telegrafi

Raiola: Balotelli te City? Prisni edhe disa ditë!

Raiola mohon se Balotelli ka arritur ndonjë marrëveshje me Cityn e aq më pak ta ketë nënshkruar atë, por ka shtuar se duhet të presim edhe disa ditë kur të zyrtarizohet kalimi.

“Nuk ka pasur nënshkrim të Balotellit me Cityn. Dhe unë dyshoj se ndonjë marrëveshje do të arrihet në ditët në vijim”, theksoi Raiola për Ansa.it.

Mediat italiane pohojnë se bashkëlojtarët e Balotellit kanë organizuar një aheng për nder të largimit të tij. Interi luan ndaj Cityt gjatë kësaj jave dhe ka zëra që thonë se Balotelli mund të paraqitet ndaj Interit, nëse marrëveshja do të arrihet deri atëherë. /Telegrafi/