Telegrafi

Raiola: Balotelli te City, Ibra te Milani

“Për Marion sot nuk ka asgjë të re dhe nuk do të ketë deri javën e ardhshme”, theksoi Raiola, që konfirmon arritjen e marrëveshjes mes Cityt dhe Interit që sipas Daily Mail kushtoi 27 milionë euro.

Nga ana tjetër, Raiola ishte në humor të mirë, pasi që për të ngopur gazetarët, e ‘pranoi’ se ish-sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, do t’i bashkohet Milanit.

“Secilën herë që përgjigjem, ju djem nuk jeni të kënaqur, kështu që më duhet të them se ai do të shkojë te Milani”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/