Tashmë derbi i Mançesterit ka ndarë të gjithë në dy pjesë. Pjesë e këtij debati është bërë edhe agjenti Mino Raiola.
Ai normalisht është me Jose Mourinhon, pasi në skuadrën e tij janë tre lojtarë që menaxhohen nga Raiola. Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan.
Ai ak folur me Guardiolan duke treguar situatë dhe marrëdhenjët që ka me të.
“Nuk ka bo… të ulet në tavolinë me mua. Nuk më pëlqen, edhe pse nuk e urrej. Nuk është trajner i keq, edhe pse bën një futboll shumë të mërzitshëm”, është shprehur menaxheri Raiola në lidhje me trajnerin aktual të Cityt.
Pak ditë më parë Raiola e ofendoi rëndë edhe trajneri e Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Ai fol erdhe për presidentin e Real Madridit, Fiorentino Perez. “Me të nuk kam një raport të keq. Në të vërtetë, me të kam një raport që realisht s’ekziston fare. Nuk kam asnjë raport. Nuk kam nevojë që ta kem mik, por as armik”, ka deklaruar Raiola.
Menaxheri i njohur ka folur edhe për disa nga emrat që i ka nën kontaratë.
“Ibrahimovic është më shumë profesionist sesa Balotelli. Nëse Mario do të kishte pasur mendësinë dhe logjikën e Zlatanit, tashmë do të ishte një ndër më të mirët në botë”.
“Donnarumma? Nëse do të vazhdojë të rritet me të njëjtat ritme, atëherë do të bëhet shumë shpejt numri një në botë. Reali nuk është interesuar për të”, ka përfunduar Raiola. /Telegrafi/