Telegrafi

Raikkonen fiton në Belgjikë

Një start perfekt nga piloti finlandez, aksidenti në kthesat e para të garës që i kushtoi largimin britanikëve, Jenson Button dhe Lewis Hamilton ia thjeshtuan detyrën Raikkonenit.

Menjëherë pas largimit të Safety Car e cila qëndroi për pak xhiro në pistë pas incidentit, ferraristit i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda për të parakaluar Giancarlo Fisichellan duke marrë edhe kryesimin e garës, pozicion të cilin e mbajti deri në fund.

Në vendin e dytë u rendit Fisichella me makinën Force Inda, ndërsa në të tretin Sebastian Vettel me Red Bullin e tij.

Pas përfundimit të Çmimit të Madh të Belgjikës renditjen për pilotë e udhëheq Jenson Button me 72 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës Rubens Barrichello me 56 pikë dhe Sebastian Vettel me 53 pikë. /tch/telegrafi/