Java e 32-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, do të vazhdojë me ndeshjet e saj që janë në program të zhvillohen të shtunën.
Përfaqësuesja e Kosovës të dielën luan ndeshje miqësore në Gjenevë me Senegalin, drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) kanë vendosur që ndeshjet të luhen, ndonëse në gjithë botën kur luan përfaqësuesja jashtë apo brenda ndeshjet kampionale ndalen.
Llamkos Kosova e Vushtrrisë në Skenderaj ka rastin të sigurojë titullin e kampionit e kampionit për herë të parë që nga pavarësim i futbollit kosovar. /Sporti1/Telegrafi/
Java e 32-të e Raiffeisen Superligës:
E shtunë
Drenica – Llamkos Kosova
Fushë Kosova – Feronikeli
Ferizaj – Hajvalia
Besa – Trepça 89
Drita – Trepça
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.