Telegrafi

Raiffeisen International, profiti pas tatimit 216 milionë euro

Raiffeisen International Bank-Holding AG, anëtare e grupit RZB e udhëhequr nga Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), ka raportuar profit të konsoliduar (pas tatimit dhe pas pjesës së fitimit të aksionarëve të tjerë) prej 156 milionë Euro për nëntëmujorin e parë 2009, që paraqet një rënie prej 81.9% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (1-9/2008: 861 milionë Euro).

Profiti i konsoliduar është ndikuar ndjeshëm nga provizionet (rezervat) për mbulimin e humbjeve, të cilat janë rritur për 273.4% në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar duke arritur shifrën prej 1,365 milionë Euro (1-9/2008: 366 milionë Euro).

Profiti para tatimit ka shënuar rënie për 77.3% në 287 milionë Euro (1-9/2008: 1,261 milionë Euro), përderisa profiti pas tatimit ishte 216 milionë Euro, 77.7% më i ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (1-9/2008: 965 milionë Euro).

"Edhe përkundër disa sinjaleve pozitive që kanë ardhur kohëve të fundit, rrethanat e përgjithshme në Evropën Qëndrore dhe Lindore vazhdojnë të ndikohen nga pasojat e krizës globale financiare. Ndikimi i vazhdueshëm i krizës është reflektuar poashtu edhe në rezultatet tona të përgjithshme gjatë nëntëmujorit të këtij viti.

Megjithatë, një kombinim i masave efektive për zvogëlimin e shpenzimeve dhe rritja më e ulët e provizioneve (rezervave) ka pasur një ndikim pozitiv në zhvillimin e rezultateve tona, posaqërisht gjatë kuartelit të tretë”, that Herbert Stepic, CEO of Raiffeisen International.

Ndryshimet që kanë ndodhur në kuadër të konsolidimit nuk kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e bilancit total të gjendjes. Në fakt bilanci i gjendjes deri më 30 shtator ka qenë stabil në krahasim me atë të tremujorit paraprak (Q2 2009: 77.9 miliardë Euro). Ndërsa nëse i referohemi rezultateve të arritura vetëm gjatë tremujorit të tretë në 2009, ato tregojnë se ky tremujor ka qenë më i suksesshmi. Kjo sepse të hyrat neto nga interesi (pas provizionimit apo ndarjes së rezervave) ishin 332.1 milionë Euro apo 61.7% më shumë sesa në fund të tremujorit të dytë të vitit 2009 (Q2 2009: 205.4 milionë Euro).

Poashtu është vërejtur edhe një zvogëlim i dukshëm i provizioneve (rezervave) për mbulimin e humbjeve. Përderisa provizionet (rezervat) për tremujorin e tretë ishin 396.5 milionë Euro, ato kanë qenë më të larta për tremujorët paraprak (për tremujorin e dytë kanë qenë 523.3 milionë Euro ndërsa për tremujorin e parë 445.2 milionë Euro).

Numri i degëve të Raiffeisen International deri në fund të nëntëmujorit të këtij viti ishte 3,145 ndërsa grupi vazhdon t’iu shërbej 15 milionë klientëve në Evropën Qëndrore, Lindore dhe atë Juglindore. /Telegrafi/

·