Telegrafi

Raiffeisen International fiton 566 milionë euro

Raiffeisen International Bank-Holding AG, e cila është degë e Grupit Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), edhe njëherë ka arritur rezultate rekorde duke u bazuar në aktivitete të sukseshshme afariste me klientë.

Deri sa në fund të vitit të kaluar, profiti i konsoliduar, pas tatimit dhe pas pjesës së fitimit të aksionarëve të tjerë ishte 401 milionë euro, për pjesën e parë të këtij viti është rritur për 41% duke arritur në 566 milionë euro. Profiti para tatimit është rritur për 39% dhe ka arritur në 843 milionë euro krahasuar me fund vitit e kaluar që ishte 607 milionë euro.

Fitimi për aksion ka shënuar rritje prej 2.82 euro sa ishte në pjesën e parë të 2007 dhe ka arritur në 3.68 euro. Të gjitha të dhënat janë sipas Standardeve Ndërkombëtare për Raportim Financiar (IFCR).

Herbert Stepic, Drejtor ekzekutiv i Raiffeisen International i komentoi rezultatet duke thënë se është një shenjë e fuqishme që tregon suksesin e modelit të biznesit të bankës.

"Ne prap po prezantojmë rezultate rekorde megjithë problemet në tregjet globale të kredive dhe kapitalit. Suksesi ynë vjen si rezultat i zhvllimit dinamik të aktiviteve afariste me klientë. Rezultatet e pjesës së parë të vitit 2008 poashtu tregojnë se ne kemi një bazë të qëndrueshme për biznsesin tonë ndaj pasojave indirekte që mund të vijnë nga kriza globale financiare. Ne vazhdojmë t’i përmbahemi synimeve tona”.

Sipas tij, Evropa Qendrore dhe Lindore ende tregon një normë të lartë të rrjtjes ekonomike e cila në fakt është dy tri herë më e madhe se në Eurozonë.

Raiffeisen International ka shfrytëzuar përparësitë e zhvillimit të hovshëm të Evropës Qendrore dhe Lindore edhe në gjashtë muajt e parë të vitit 2008 dhe në mënyrë të konsiderueshme ka zgjeruar bazën e biznesit të saj. Kreditë dhe paradhëniet për klientë janë rritur për 15.8%duke arritë në 56.6 miliardë euro, ndërkohë në fund vitin e kaluar ato ishin 48.9 miliardë euro). Në po të njejtën periudhë kohore depozitat e klientëve ktasahuar me fund vitine kaluar që ishin 40.5 miliardë eur, janë rritur për 7.8% duke arritë ë 43.6 miliardë euro. Totali i bilancit të gjendjes në fund të muajit qershor të këtij viti është rritur për 10.9% në 80.7 miliardë euro. /Telegrafi/