Telegrafi

Raiffeisen certifikohet me ISO 20000

Banka Raiffeisen në Kosovë, banka dhe institucioni i parë financiar në Evropën Juglindore i cili certifikohet për ISO 20000.

Në një ceremoni solemne, Banka Raiffeisen në Kosovë është certifikuar për ISO 20000 nga ana e Lloyds Registered Quality Assurance (LRQA), institucion i njohur britanez për vlerësimin e cilësisë së shërbimeve në teknologjinë informative (IT). Banka Raiffeisen në Kosovë është banka dhe institucioni i parë financiar në Evropën Juglindore i cili certifikohet për ISO 20000.

“Është një sukses shumë i madh për Bankën Raiffeisen, posaqërisht për Departamentin e IT-së i cili arrin të ndjek standardet e fundit ndërkombëtare të teknologjisë informative duke i mundësuar Bankës të ofrojë shërbime të një kualiteti të lartë për klientët e saj” tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.

Sipas, tij, ky sukses tregon se Kosova ka shumë njerëz profesional në fushën e teknologjisë informative prandaj ky është sukses edhe për Kosovën.

“Për të përmbushur standardet e kërkuara në teknologjinë informative në mënyrë që të certifikoheni për ISO 20000 nevojitet të punohet shumë. Prandaj dëshiroj ta përgëzoj Bankën Raiffeisen në Kosovë për suksesin e arritur”, tha Zvezdalina Yaneva, representative of LRQA.

Certifikimi për ISO 20000 tregon se Raiffeisen Bank përmbush standardet ndërkombëtare për menaxhimin e shërbimeve të IT-së. Përparësitë e këtij certifikimi përfshijnë përmirësimin e shërbimeve dhe proceseve të IT-së të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për klientë. /Telegrafi/