Telegrafi

Raiffeisen Bank rrit kapitalin në 58 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Raiffeisen Bank për ta rritur kapitalin e saj nga 44 milionë në 58 milionë Euro.

Sipas saj, duke pasur një kapital prej 58 milionë Euro, Raiffeisen Bank në Kosovë vazhdon të jetë banka me kapitalin më të madh në Kosovë.

“Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Revista Finance Central Europe, revistë e njohur e fokusuar në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, e cila e ka ndarë çmimin për Raiffeisen Bank si “Banka më e mirë në Kosovë sa i përket kapitalit 2008”, përfundon njoftimi./Telegrafi/