Site icon Telegrafi

Raiffeisen Bank pezullon transfertat në euro në Rusi

Grupi bankar austriak Raiffeisen, një nga huadhënësit e fundit perëndimor që ka mbetur në Rusi, njoftoi të mërkurën se do të pezullojë transfertat e eurove në bankat në Rusi dhe disa vende të tjera të njohura.

Duke filluar nga 3 korriku, dega ruse e Raiffeisen do të bllokojë transfertat bankare në euro në disa ish-republika sovjetike, duke përfshirë Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Turkmenistanin, Uzbekistanin, Armenia, Gjeorgjinë, Bjellorusinë dhe Moldavinë.

Transfertat do të bllokohen edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordani, raporton themoscowtimes.

Raiffeisen Rusia tha se ndryshimi – duke ndikuar si klientët individualë ashtu edhe ato të korporatave – ishte për shkak të “kufizimeve të vendosura nga bankat korrespondente”.

Transfertat në euro do të mbeten të disponueshme për transfertat e kryera ndërmjet klientëve të Raiffeisen, shtoi banka.

Qindra mijëra qytetarë rusë kanë ikur në shumë prej vendeve të prekura nga ndryshimet e fundit që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës.

Sipas Reuters, një mjet kyç shpëtimi për ekonominë e sanksionuar rëndë të Rusisë, Raiffeisen besohet se përpunon rreth një të katërtën e të gjitha transfertave financiare në euro të destinuara për vendin.

Njoftimi i Raiffeisen të mërkurën erdhi vetëm një ditë pasi hyri në fuqi një tarifë komisioni prej 50 për qind për transfertat e ardhura në dollarë amerikanë.

Javën e kaluar, Banka Qendrore Evropiane lëshoi një thirrje të rrallë publike për të gjitha bankat e mbetura të eurozonës që të largohen nga Rusia “sa më shpejt që të munden”.

Raiffeisen kishte njoftuar në muajin maj se po përgatitej që të largohet nga Rusia. /Telegrafi/

Exit mobile version