Telegrafi

Raiffeisen Bank”, krijon qendër të specalizuar të kredive për shtëpi dhe banesa

Kjo nismë e kësaj banke vjen në një kohë që ka shumë të interesuar për produktin kredi për banim, por për shkak të kamatave shumë të larta, shfrytëzohet shumë pak.

Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë për sektorin e banimit dhe ndërtimit nuk kanë pasur asnjë ndryshim të rëndësishëm gjatë vitit 2007, duke qëndruar në 0.1% përkatësisht 0.7% të tërësisë së kredive.

Kredia për banim, është produkt i cili është promovuar për herë të parë para dy vitesh. Që në fillim pronarët e kompanive të ndërtimit patën paralajmëruar dështimin për shkak të superkamateve deri në 11-12 përqind vjetore për këtë kredi.

Nëse merr kredi për ndonë banesë me këto kamata në vlerë prej 100 mijë euro, atëherë në fund të kredisë, pas 15 vitesh do ti kesh paguar bankës dyfishin e shumës apo plot 200 mijë euro. /Telegrafi/