Telegrafi

Raiffeisen Bank hapë tri nëndegë të reja

Bazuar në një njoftim zyrtar të bankës, vendimi për të hapur nëndegë të reja në Mitrovicë dhe Gjilan është marrë pas rritjes së numrit të klientëve si dhe zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve bankare në këto qytete. Ndërsa, nëndega në Obiliq është hapur për të mbuluar edhe këtë qytet në të cilin “Raiffeisen Bank”, nuk ka pasur degë deri më tani.

Me këtë rast drejtori ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë, Bogdan Merfea ka deklaruar se banka është duke përcjellur me vëmendje trendin e rritjes së aktiviteteve afariste të degëve dhe nëndegëve të saj.

“Prandaj, për të qenë në gjendje të ofrojë shërbimet cilësore në raport me këtë rritje, Banka punon vazhdimisht edhe në zgjerimin e rrjetit të degëve dhe nëndegëve”.

Ndryshe përveç 46 degëve dhe nëndegëve, Raiffeisen Bank tani për tani ka edhe 67 bankomate të instaluara në vende të ndryshme në Kosovë si dhe me më shumë se 1,000 aparate për blerje përmes kartelave. /Telegrafi/