Telegrafi

Raiffeisen Bank edhe në Ferizaj

Vendimi për të hapur nëndegë të re në Ferizaj është marrë pas rritjes së numrit të klientëve si dhe zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve bankare në këtë qytet. Ky zgjerim i rrjetit të degëve do ti mundëson bankës që të jetë sa më afër klientëve të saj dhe që t’iu ofroj atyre standarde më të larta të shërbimeve dhe produkteve bankare.

Me këtë rast Bogdan Merfea, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë, ka deklaruar se, banka i kushton rëndësi të veçantë zgjerimit të rrjetit të distribuimit sepse në këtë mënyrë do të kenë mundësi të jenë sa më afër klientëve dhe t’iu ofrojnë shërbimet e bankës kudo që ata ndodhen.

“Prandaj, për të qenë në gjendje të ofrojë shërbimet cilësore në raport me këtë rritje, Banka punon vazhdimisht edhe në zgjerimin e rrjetit të degëve dhe nëndegëve. Në këtë mënyrë ne do të mund të ndjekim trendin e rritjes duke përfshirë rritjen e numrit të klientëve dhe zgjerimin e produkteve dhe shërbimeve bankare,” tha ai

Ndryshe përveç 50 degëve dhe nëndegëve, Raiffeisen Bank tani për tani ka edhe 73 bankomate të instaluara në vende të ndryshme në Kosovë si dhe me më shumë se 1,000 aparate për blerje përmes kartelave. /Telegrafi/