Site icon Telegrafi

Rai: Qytetarët janë të lodhur nga politika, nevojitet pastrimi i Listës Zgjedhore

Dalja e ulët në referendum është shprehje e lodhjes në rritje nga politika në Maqedoni. Shumë qytetarë janë të lodhur nga të gjitha mosmarrëveshjet politike, tha Johannes Rai, përfaqësues i Fondacionit Konrad Adenauer në Maqedoni, në Forumin Maqedoni-Gjermani çka po mbahet në Shkup me temë “Ndërtimi i urave, politika dhe ekonomia”, njofton AIM.

“Unë jam tashmë në Maqedoni që 3.5 vjet dhe kam pasur rastin të takoj shumë njerëz. Përshtypja ime është se gjithnjë e më shumë qytetarë nuk kanë dëshirë të dëgjojnë lojërat e politikanëve dhe të japin atë që kërkohet prej tyre “qoftë me ne apo kundër nesh”, tha Rai.

Ai thekson se shumë nga qytetarët Maqedonisë vendosën të largohen nga vendi.

“Treqind mijë qytetarë të Maqedonisë jetojnë jashtë vendit, por ka figura të tjera që thonë se mund të jenë 400.000 ose gjysmë milionë. Askush në të vërtet nuk e dinë numrin e qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë jashtë shtetit, tha Rai.

Ka ardhur koha, thotë ai, për të ndaluar këtë rrjedhje të trurit dhe për këtë duhet të kemi një sistem politik dhe institucione që funksionojnë.

“Mendoj se tani pas referendumit nuk nevojiten zgjedhje të reja. Ajo që nevojitet është regjistrimi i popullsisë dhe pastrimi i Listës Zgjedhore. Më vjen keq ta them këtë, por është e çuditshme kur kryetari i Kuvendit nuk mund të gjendet në Listën e Zgjedhore dhe nuk mund të votojë në referendum”, thotë Rai./Telegrafi/

Exit mobile version