Telegrafi

Rai Benjamin fiton medaljen e artë në 400 metra vrapim me pengesa

Rai Benjamin nga Amerika ka mposhtur rivalin e tij norvegjezin Karsten Warholm, për të fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra me pengesa.

Benjamin zuri vendin e parë me kohën 46.45 sekonda, duke mposhtur kështu kampionin në fuqi Warholm në një betejë të ngushtë deri në çastet e fundit.

Warholm në ndërkohë e fitoi medaljen e argjendtë duke u renditur i dyti, pasi kishte regjistruar kohën 47.06 sekonda.

 

Alison Dos Santos i Brazilit e fitoi medaljen e bronztë, njësoj siç kishte bërë në Lojërat Olimpike të Tokios, duke regjisturar kohën 47.26 sekonda.

Kujtojmë se tri vite më parë në Lojërat Olimpike të Tokios, Rai Benjamin kishte pësuar ndaj Karsten Warholm pasi ky i fundit kishte ‘rrëmbyer’ medaljen e artë ndërsa Benjamin duhej të kënaqej me të argjendtën./Telegrafi/