Site icon Telegrafi

Rahoveci zgjeron ndriçimin publik

Po vazhdojnë punimet në projektin zgjerimi dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik nëpër rrugët e qytetit te Rahovecit .Ne kuadër të këtij projekti është bërë mirëmbajtja, riparimi dhe ndërrimin i llambave në rrugët “Xhelal Hajda-Toni dhe “Gëzim Hamza-Piktori.

Kurse në rrugën në të cilën është vendosur ndriçimit i ri publik është rruga “Asllan Kleqka” janë vendosur disa shtylla dhe janë bërë riparime në rrugën “Selim Berisha”, ne qytetin e Rahovecit.

Ne kuadër të këtij projekti , është paraparë që të riparohet dhe të zgjerohet ndriçimi publik edhe në fshatrat: Ratkoc, Fortesë dhe Krushë e Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version