Telegrafi

Rahoveci triumfon ndaj Zhegrës në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Zhegra e Rahoveci janë takuar të mërkurën në Gjilan, në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll.

Rahoveci ka shënuar fitore me rezultatin 30-23. Ishte kjo ndeshja përmbyllëse e xhiros së 14-të, që është e fundit për këtë vit.

Pjesën e parë të kampionatit Rahoveci e ka përfunduar në pozitën e katërt me 18 pikë të mbledhura. Ndërkohë Zhegra është e nënta me dy pikë.

Alban Haziri ishte më efikasi te Rahoveci me nëntë gola. Gjashtë i realizoi Arlind Tanushi.

Landrit Mustafi shënoi gjashtë gola për Zhegrën, ndërsa pesë i shtoi Elion Goqi.