Telegrafi

Rahoveci triumfon ndaj Pejës

(Foto: basketbolli.com)

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Pejës me shifrat 79-59 (12:7, 17:18, 27:19, 23:15), në kuadër të javës së 23-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë u shënuan vetëm 19 pikë, ku kjo pjesë përfundoi 12:7 për vendasit. Pejanët e nisën më mirë periudhën e dytë, duke kaluar në epërsi 12:15, por Vreshtarët kundërpërgjigjen shpejt për 25:19. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, kurse pjesa e parë përfundon 29-25.

Vreshtarët e filluan më mirë pjesën e dytë, duke pasur epërsi deri në 13 pikë në periodën e tretë, që përfundoi me shifrat 56:64. 10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet, pasi vendasit kontrolluan ndeshjen dhe fituan 79-59.

Darell Davis i rikthyer te Rahoveci ishte më i dalluarit për vendasit me 30 pikë, 8 pikë e 7 asistime, kurse te Pjea më i dalluari ishte Brandon Walters me 22 pikë e 11 kërcime.

Rahoveci ka 14 fitore dhe nëntë humbje, kurse 12 fitore dhe 11 humbje.