Telegrafi

Rahoveci triumfon ndaj Kastriotit në Superligën e Kosovës në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Rahoveci e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll atë të javës së 13-të.

Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 32-28.

Adonit Isufi me 12 gola dhe Alban Haziri me tetë, ishin më efikasët te Rahoveci. Festim Mustafa u dallua me efikasitet te ferizajasit, duke realizuar tetë gola. Hamdi Salihu i kishte pesë gola.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 18-12. Kastrioti megjithatë nuk u dorëzua dhe në minutën e 53-të u afrua në një gol, 27-26.

Mirëpo, edhe fundin e ndeshjes vendasit e kishin më të suksesshëm dhe fituan në fund me 32-28.

Me 16 pikë, Rahoveci renditet i katërti. Kastrioti është i pesti me 12 pikë.