Klubi i basketbollit Rahoveci ka paraqitur për regjistrim qendrën gjigante amerikane, Ronald Farmer.
Ky i fundit, i cili është i gjatë 208 centimetra pritet të paraqitet në duelin ndaj Trepçës të shtunën.
“Qendra nga Chicago do të jetë në skuadrën tonë deri në fund të sezonit. Ai është 208 cm i gjatë, ndërsa së fundmi ka luajtur në Spanjë. Ronny është regjistruar si lojtar i KB Rahoveci, stërvitjet do t’i filloi nesër, ndërkaq do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Trepçës të shtunën”, shkruan në llogarinë zyrtare të klubit rahovecian, transmeton Telegrafi.
Ekipi i fundit i tij ishte De Venta De Banos nga Spanja. Farmer pritet të ndihmojë skuadrën drejt fitoreve me rëndësi dhe ai shihet si ndihmesë edhe për Besnik Sharkun, i cili është angazhuar shumë në ndeshjet e fundit dhe pritet të ketë rol më sulmues në pozitën 4.
Ndryshe, ‘Vreshtarët’ gjenden në pozitën gjashtë të ligës elitare të Kosovës me 22 pikë. /Telegrafi/