Rahoveci ka shkarkuar trajnerin, Mark Rodiqi, pasi klubi kërkon ndryshime.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi rahovecas përmes rrjeteve sociale.
“Gjatë analizës dhe diskutimeve bordi ka konstatuar se për të arritur këto synime kërkohen disa ndryshime kruciale në skuadër dhe si pasoj e kësaj ka vendosur të shkëpus bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Mark Rodiqi”.
“Bordi dëshiron ta falënderojë Rodiqin për gjithë angazhimin e tij, ndërsa i dëshiron suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Rodiqi me skuadrën e Rahovecit zhvilloi 14 ndeshje zyrtare, ku arriti 8 fitore dhe 6 humbje.
Rahoveci mban pozitën e katërt në Superligë dhe kërkon një vend në play-off. /Telegrafi/